Aubameyang merr vendim për të ardhmen

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të qëndroj te skuadra e Chelseas dhe të luftoj për një vend titullari në formacion.
Sulmuesi gabonez nuk është përfshirë në listën e Ligës së Kampioneve nga trajneri Graham Potter, dhe u përfol për një largim të mundshëm të tij nga klubi londinez, shkruan IndeksOnline.
Raortohet se skuadra e Chelseas kishte arritur marrëveshje me klubin nga MLS, Los Angeles, për transferimin e Aubameyangit, por 33-vjeçari e kishte refuzuar transferimin në amerikë.
Megjithatë sulmuesi pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, ku skuadrat evriopiane si Barcelona, Milan dhe Atletico Madrid po e vëzhgojnë nga afër situatën./IndeksOnline/