Aubameyang në radarin e Interit

Pierre Emerick Aubameyang është një nga futbollistët të cilët janë në fokusin e Beppe Marottas për tu transferuar në skuadrën e Interit.
Drejtori i klubit siç raportohet nga Calciomercato, është duke punuar vazhdimisht që ta mundësoj këtë transferim, transmeton IndeksOnline.
Që nga ardhja në klub e Marottas janë bërë ndryshime të mëdha andaj i mundshëm po shihet edhe ky transferim.
Sulmuesi është rritur në Milano dhe kontrata e tij do të përfundoj në vitin 2021 dhe sipas raportimeve futbollisti me shumë gjasa nuk do të vazhdoj me klubin londinez andaj ky transferim te Interi mund të jetë i mundshëm gjatë verës./IndeksOnline/.