Aubameyang njofton largimin nga Marseille, ky pritet të jetë klubi i ri

Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Marseille për sezonin e ri.
Përmes një njoftimi në Instagram, sulmuesi gabonez ka njoftuar largimin e tij nga skuadra franceze, shkruan IndeksOnline.
“Kam pasur një vit plot emocione dhe do të doja të falënderoja të gjithë klubin, stafin, shokët e mi dhe mbështetësit tanë që më keni bërë më të fortë dhe këto kujtime me ju do të mbeten përgjithmonë Këshilla e babait, e cila më lejoi të bëhesha lojtari që jam dhe kështu morëm këtë vendim për pjesën tjetër të karrierës sime. Është koha që unë të filloj një kapitull të ri Duke pranuar largimin tim, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pandërprerë, por mbi të gjitha ju falënderoj që më dhatë mundësinë të zbuloj ngrohtësinë dhe pasionin e Vélodrome”, ka shkruar Aubameyang.
35-vjeçari u transferua në Marseille vitin e kaluar nga skuadra e Chelseas, duke shënuar 30 gola dhe ka bërë 11 asistime në 51 ndeshje zyrtare.
Aubameyang raportohet se karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Qadsiah./IndeksOnline/