18:57 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aubameyang prishë marrëdhëniet me Dortmundit, lihet jashtë skuadrës (Foto)

Sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang ka prishur marrëdhëniet me klubin gjerman, Borussia Dortmund.

Sulmuesi nga Gaboni nuk është ftuar për ndeshjen me Stuttgartin që luhet nesër për xhiron e 12-të të Bundesligas, transmeton IndeksOnline.

Sipas klubit nga Gjermania, Auba është lënë jashtë skuadrës për shkak të disiplinës.

Kjo situatë nuk duket e mirë, dhe menjëherë kanë filluar spekulimet se sulmuesi i Dortmundit do të largohet nga “Iduna Park” në mini-afatin e janarit./IndeksOnline/