Aubameyang: Synoj titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën

Pierre-Emerick Aubameyang beson që ai mund të bëhet fitues i Ligës së Kampionëve me Barcelonën, dhe pret që trajneri Xavi ta përdorë atë si sulmuesin kryesorë.
Arsenali e liroi nga kontrata Aubameyang pas disa problemeve disiplinore në karrierën e tij me “Topçinjtë”, ku e përshkroi mundësinë e Aubameyang si “mundësi të jetës”.
Sulmuesi 32 vjeçar u transferua te Barcelona për të sjellë eksperiencën e tij para golit, dhe të shënoj gola me skuadrën e Barcelonës, e cila këtë sezon nuk ka qenë e suksesshme drejt konkretizimit të rasteve.
“Barcelona është një klub i madh që i duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve. Për këtë gjë unë erdha te Barça. Është një mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve, dhe jam këtu për të bërë çdo gjë që mundem që ne të rikthehemi në Ligën e Kampionëve, dhe më pas që ta fitojmë”, tha Aubameyang gjatë prezantimit të tij te Barcelona.
“Kam biseduar me trajnerin. Ai më sheh mua në pozitën e sulmuesit, dhe së shpejti do të jem tejet i gatshëm për të luajtur në atë pozitë. Nëse i duhem atij në krahët e sulmit, atëherë nuk do të ketë probleme me atë gjë”, shtoi sulmuesi 32 vjeçar.
Këtë sezon, Aubameyang ka arritur të bëjë 15 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, duke regjistruar shtatë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.