75 Mall Live Search
12:13 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

AUDI iu dhuron vetura lojtarëve të Barcelonës, shikoni të gjithë çfare i kanë zgjedhur

Marka gjermane e veturave, AUDI iu ka dhuruar lojtarëve të Barcelonës nga një veturë. Të gjithë futbollistët kanë patur rastin të zgjedhin nga një model qefi si pjesë e sponzorizimit që kanë.

Shansin për veturë falas e ka patur edhe trajneri Valverde i cili ishte i vetmi që zgjodhi 100% e-tron elektrik.

Më i madhi i Barcelonës, Leo zgjodhi SQ7, SUV me naftë më të fuqishme në treg (435 HP).

Pique e zgjodhi veturën e njëjtë si Messi e cila ka vlerë në treg 110 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Suarez ka marrë model SQ7, Alba e Dembele modele, Q7 50 TDI, Ter Stegen preferoi preferoi një A7 Sportback, Busquets zgjodhi model sportiv RS 6 Avant, Coutinho mori Q8 50 TDI, Lenglet mori modelin Q8 50 TDI quattro tiptronic, Semedo preferoi një A7 Sportback 50 TDI, ndërkaq Rakitiq mori Q8 50 TDI.

Këtu mund të shihni të gjitha modelet që kanë zgjedhur lojtarët e Barcelonës./Indeksonline/