Audi: Makinat tona do duken më ndryshe nga dizajni
Audi ka zbuluar se do të lëvizë ngadalë nga filozofia e dizajnit të tyre ‘cookie-cutter’.
Në vitet e fundit, automjetet e ndryshme të markës kanë adoptuar dizenjime shumë të ngjashme, ndonjëherë deri në atë pikë sa janë pothuajse identike me njëra-tjetren. Megjithatë, marka gjermane kohët e fundit ka pranuar në ‘AutoCar’ se do të fillojë të bëjë që automjetet e saj të duken më të definuara.
“Ky proces i ripërsëritjes u përdor për të bërë Audi-të më të njohur në tregjet më të reja dhe ato në zhvillim si Kina”, tha shefi ekzekutiv i Audi Rupert Stadler.
“Tani ne jemi të njohur në Kinë, mund të fillojmë të ndryshojmë këtë filozofi dhe t’i japim çdo makine pamjen e vet.”
Poashtu edhe shefi i dizajnit të Audi, Marc Lichte, tha se këto dizajne të dallueshme duhet t’i bëjnë automjetet e markës më tërheqëse.
“Ne e pranojmë se ka një vend për më shumë diferencim tani. Meqenëse makinat tona janë në prodhim prej vitesh, në botën e sotme mendoj se secili model duhet të ketë dizajnin e vet të jetë tërheqës për kohë të gjatë “, tha ai. /IndeksOnline/