16:39 / E Martë, 28 Maj 2024 / k.v

“Audi” me targa të Kosovës fundoset në plazhin e Ulqinit (Foto)

Një veturë me targa të Kosovës ka mbetur e bllokuar pasditën e së martës në plazhin e Ulqinit.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku shihen disa persona teksa mundohen ta nxjerrin atë nga deti.

Ana e djathtë e veturës “Audi”, nga rrethi i Gjakovës, shihet e fundosur në uji ndërsa nuk dihet si përfundoi ajo aty./IndeksOnline/