75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Audi-në e kthen në saunë, shpikja fantastike e 29-vjeçarit

Willem Maesalu ka arritur që një makinë Audi 100 Avant ta shndërrojë në një sauna lëvizëse.

29-vjeçarit estonez i shkoi në mendje që ta bënte këtë gjë dy vite më parë, kur zbuloi se ishte shumë shtrenjtë të merrte me qira një sauna për ditëlindjen e tij. Ai, bashkë me disa miq, shpenzuan dy javë për rimodelimin e makinës dhe për ta bërë një SaunAudi, siç e quan ai.

Kjo makinë ka të gjitha pajisjet e një saune tradicionale finlandeze, panele druri, termometër dhe një furrë pranë timonit.

Sipas shpikësit, temperatura brenda makinës nuk duhet të kalojë 60 gradë Celsius sepse thyhen xhamat.

Edhe pse makina mund të ecë pa problem, 29-vjeçari nuk e përdor më si mjet transporti pasi nuk ka ndenjëse. Por, ai e jep me qira saunën e tij të veçantë për 75 euro në ditë.