75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 20 Gusht 2024 / AR

“Audi” përfundon në pompë derivatesh në Veternik

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje ku shihet se një veturë e tipit “Audi” u aksidentua duke përfunduar në pompën “V-Petrol”.

Në pamje shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ambulanca.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.