Audi Q8 shkon në “fitnes”, zgjerohet nga trupi
Në muajin mars Lumma Design lëshoi skica të një trupi të modifikuar për SUV-in Audi Q8.
Tani, modifikuesi gjerman e ka bërë atë një realitet, siç mund të shihni nga këto foto zyrtare, dhe e ka quajtur CLR 8S.
Lumma Design arriti ta bëjë atë më shumë frikësuese falë një sërë modifikimesh të jashtme, shkruan IndeksOnline.

Ajo që vërehet më së shumti është trupi i gjerë që zgjeron harqet e përparme dhe të pasme të rrotave, duke krijuar hapësirë për rrota më të mëdha – Lumma Design ofron zgjedhjen e fellneve 22 inç dhe 24 inç.

Përveç trajtimit me gjerësi të madhe, CLR 8S përmban parakolpa me porosi, panele lëkundëse anësore dhe shtojcën e kapakut mbi kofano.
Ky i fundit është gjithashtu i disponueshëm për Audi Q8 si pjesë individuale. Parakolpi i përparm përmban një shtrirje të spoilerit, ndërsa parakolpi i pasmë shton një platformë me një difuzer që përfshin auspuh katrore.

Lumma Design thotë se komponentët e aerodinamikes të Audi Q8 janë bërë nga materiale të cilësisë së lartë “Made in Germany” dhe kanë mundësinë të përfundojnë në fibër të dukshme të karbonit. /IndeksOnline/






