“Audi” R8 Spyder, tani me 1050 kuaj fuqi

“Audi” R8 Spyder është mjaft i fuqishëm, por kështu nuk mendon kompania Wheelsandmore.
Kompania e cila merret me modifikimin e supermakinave, ka trajtuar gjeneratën aktuale R8 Spyder, më saktësisht përforcimin e motorit.
Tani motori i këtij “Audi” R8 Spyder ka dy turbombushës të rinj dhe është i përforcuar në 1050 kuaj fuqi.

Po ashtu, tani ky R8 Spyder shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 357 km/h.
Wëheelsandmore, po ashtu, për këtë Audi R8 Spyder ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave prej 21-inç me goma “Continental” 325/25/21.

Sa i përket çmimit, paketa e plotë e kësaj kompanie kushton 66.387 euro. /IndeksOnline/

