75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Audi” shkurton 7.500 vende pune në Gjermani

Prodhuesi gjerman i makinave Audi do të shkurtojë gjithsej 7. 500 vende pune në Gjermani, njoftoi dje kompania.

Filiali i Volkswagen deklaroi se do të shkurtojë deri në 9. 500 vende pune deri në vitin 2025, por gjithashtu do të krijojë deri në 2. 000 pozicione të reja në fushat e makinave elektrike dhe dixhitalizimit.

Audi-s dhe këshilli i punëtorëve kanë kohë që negociojnë një pakt të së ardhmes së kompaninë, ku kjo e fundit ka qenë në rënie që prej skandalit të emetimeve të naftës në vitin 2015 dhe është renditur pas konkurrentëve të saj, Daimler dhe BMW.