Audi tregon kur do të sjellë SUV-in kompakt elektrik
Një version i konceptit të Audi në lidhje me makinat elektrike kompakte do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, për të dalë në shitje në të njëjtën kohë me E-Tron GT.
Bazuar në platformën e Volksëagen Group për makinat elektrike, modeli me emetime zero do të jetë një SUV që do të ketë të njëjtën madhësi me Q2 dhe Q3.
Kjo makinë elektrike pritet që të bëhet makina më e shitur e Audi kur të mbërrijë në vitin 2021, duke qenë se do të jetë makina më e përballueshme financiarisht në linjën e makinave elektrike.
Platforma MEB e Volksëagen Group po përdoret në shumë modele, duke përfshirë Vë, Skoda, dhe SEAT, çfarë do të thotë se do të përfitohet nga ekonomitë e shkallës.
SUV-i do të ketë çmim prej 38,000 dollarë për modelin bazë.