Audi u jep tri javë afat lojtarëve të Barcelonës për t’ua rikthyer makinat
Përkundër fitimit të një pasurie absolute, futbollistët ende marrin shumë dhurata.
Klubet e futbollit kanë sponsorë dhe këta sponsorë shpesh u japin lojtarëve gjëra pa pasur nevojë që këta të fundit të paguajnë.
Lojtarët e klubit katalunas morën falas makina të Audi sezonin e kaluar.
Ata zgjedhën çdo model të fundit sipas zgjedhjes së tyre, me ndonjë shtesë opsionale që ata mund të dëshirojnë, raporton The Sun, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, marrëveshja e sponsorizimit midis Barcelonës dhe Audi përfundoi më 30 qershor dhe kompania e makinave tani ka thënë se lojtarët duhet të kthejnë automjetet e tyre, sipas gazetës spanjolle AS.
Ata u kanë dhënë lojtarëve një afat prej tre javësh për t’i kthyer makinat. Afati i fundit që mund t’i dorëzojnë ata është kur të kthehen nga turneu parasezonal në Azi.
Me numrin e skuadrës, lojtarët dhe trajneri Ernesto Valverde zgjodhën si më poshtë:
1. Marc-André ter Stegen Audi SQ5 TFSI Mythos black (£71,000)
2. Nélson Semedo Audi Q7 Carrara white (£75,000)
3. Gerard Piqué Audi RS 6 Avant performance Daytona gray (£127,000)
4. Ivan Rakitić Audi Q7 Graphite gray (£65,000)
5. Sergio Busquets Audi R8 Coupé V10 plus Daytona gray (£192,000)
6. Denis Suárez Audi Q7 Glacier white (£65,000)
7. Andrés Iniesta Audi SQ7 TDI Glacier white (£100,000)
8. Luis Suárez Audi RS 6 Avant performance Daytona gray (£127,000)
9. Lionel Messi Audi RS 6 Avant performance Sepang blue (£127,000)
10. Ousmane Dembélé Audi RS3 Sportback Panther black (£56,000)
11. Jasper Cillessen Audi Q7 Ink blue (£65,000)
12. Philippe Coutinho Audi Q7 3.0 TDI (£65,000)
13. Paco Alcácer Audi RS3 Sportback Panther black (£56,000)
14. Jordi Alba Audi Q7 Sepang blue (£65,000)
15. André Gomes Audi Q7 Florett silver (£65,000)
16. Aleix Vidal Audi R8 Spyder V10 Tango red (£185,000)
17. Samuel Umtiti Audi RS3 Sportback Catalunya red (£56,000)
18. Yerry Mina Audi Q7 3.0 TDI (£65,000)
19. Thomas Vermaelen Audi Q7 Florett silver (£65,000)
20. Ernesto Valverde Audi Q7 e-tron quattro Florett silver (£65,000)
Marrëveshja e sponsorizimit midis Barcelonës dhe Audi përfundoi më 30 qershor dhe kompania e makinave tani ka thënë se lojtarët duhet të kthejnë automjetet e tyre, sipas gazetës spanjolle AS.
Ata u kanë dhënë lojtarëve një afat prej tre javësh për t’i kthyer makinat. Afati i fundit që mund t’i dorëzojnë ata është kur të kthehen nga turneu parasezonal në Azi./Indeksonline/