75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Audi vishet si njëbrirësh për “Halloween”

Audi-ja ka veshur si njëbrirësh modelin Q3 për “Halloween”-in, dhe natyrisht, kompania e quan atë “Qnicorn”. Makina mitike ka goditur rrugët në Uashington, D.C, për të shpërndarë karamele.

“Qnicorn” mban një bri trekëmbësh të gjatë, me një fund ari vezullues dhe vjollcë që del pikërisht sipër xhamit. Pjesa tjetër e Q3-s ka një mbështjellëse trupi që i jep asaj një pamje të ndritshme. Audi, gjithashtu i jep ndriçimit LED të brendshëm një ngjyrim vjollcë.

Vendimi për të bërë “Qnicorn”-in erdhi nga një postim në mediat sociale që doli virale. Kompania tha se “ishte përmbytur shpejt me komente nga fansat që e shpërndanë”.

Q3 është ndër shtesat e fundit në formacionin e Audi-së në Shtetet e Bashkuara. Cmimet fillojnë nga 35.695 dollarë deri 46,740 dollarë për modelin full-extra. /IndeksOnline/