75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Audi zbulon një version të ri të Q8-shit

Audi ka pasur sukses mjaft të madh me SUV-in e saj të ri Q8, i cili është praktik ofron komoditet dhe mbi të gjitha është mjaft sportiv, me 591 kuajfuqi.

Tani kompania gjermane ka prezantuar versionin plug-in hibrid të këtij modeli, Q8 TFSI E Quattro i cili ofrohet në dy variante, Q8 55 TFSI E Quattro dhe Q8 60 TFSI E Quattro.

Ky model ka një motor 3.0 litërsh turbocharged TFSI V6 me 340 kuajfuqi (250 kë) në kombinim me një motor elektrik. Kjo veturë i përmbush standardet evropiane më të reja Euro 6 për emitim të gazrave ndërsa ka bateri nga lithium-ion 17.8këh.