75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Audicionet e “American Idol”-it mbahen më ndryshe se më parë, shkak Covidi-19

 Kanë filluar xhirimet në sezonin e katërt të ardhshëm të versionit të “American Idol” të ABC-së dhe një raport i ri ka zbuluar se si episodet e audicionit do të jenë ndryshe për shkak të COVIDIT-19.

“American Idol” ishte një nga shfaqjet e para që ndryshoi gjërat për shkak të pandemisë në fillim të këtij viti, duke kaluar në shfaqje të filmuara në secilën prej shtëpive të garuesve.

Tani, të gjitha episodet e audicionit do të filmohen në vende  të ndryshme në të gjithë Kaliforninë dhe garuesit po udhëtojnë nga i gjithë vendi për të qenë atje. 

Deadline raporton se FremantleMedia, ka vendosur protokolle rigoroze të shëndetit dhe sigurisë për të siguruar që të gjithë të jenë sa më të sigurt.

Kasti dhe ekuipazhi po testohen në përputhje me të gjitha udhëzimet dhe të gjithë duhet të mbajnë maska ​​në xhirime kur nuk janë në kamera.

Juria e përbërë nga Katy Perry, Lionel Richie dhe Luke Bryan, s’ janë më të ulur në të njëjtën tryezë. Secili do të ketë tryezat e veta për t’u mbajtur distancimi social./Indeksonline/