75 Mall Live Search
20:06 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / AR

Audicioni i parë me Meriton Mjekiqin në Tiranë thyen rekorde

Meriton Mjekiqi ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në ekranet televizive.

Ai ka gati sezonin e ri të emisionit, përmes të cilit do t’i përkrahë talentet e rinj, shkruan Indeksonline.

Pas suksesit të madh me sezonin e kaluar, edhe këtë vit ka pasur shumë të interesuar për të qenë pjesë e këtij programi gjigant. Ky emision merr mbështetje nga bashkia e Tiranës ku ka kontribuar edhe drejtoresha e rinisë, Iva Beharaj.

Indeksonline ka siguruar disa pamje, ku shihet se salla është stërmbushur me talentet e rinj.

Ndryshe, Mjekiqi po vazhdon të thyej rekorde, duke u cilësuar si njëri nga moderatorët më të suksesshëm./Indeksonline/