Audienca nuk po e dëgjonte, Bebe Rexha bën veprimin e papritur në mes të koncertit
Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ në Los Angeles.
Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë derisa ajo po këndonte në këtë festë, e cila ishte tërësisht private.
Kjo pasi një pjesë e audiencës nuk po dëgjonin dhe po flisnin me zë të lartë, duke penguar interpretimin e artistes së hitit “I’m a mess”.
Kështu ajo ka ndaluar performancën e saj në gjysmë për t’iu tërhequr vërejtjen vajzave që nuk po rrinin urtë gjatë kohës që ajo po performonte.
Një nga fansat e Bebe e bëri të ditur ndodhinë në një status të publikuar në rrjetin social Twitter, të cilës i ka replikuar Bebe.
“Mbrëmë në një festë, Bebe Rexha ndaloi së kënduari në mes të këngës për të qortuar publikun që nuk e dëgjoi. U stepa dhe gruaja pranë meje më pyeti pse. I shpjegova se më pëlqen kur yjet e popit i bërtasin audiencës. Ajo qeshi. E pyeta nëse ajo është një fanse. Dhe e dini cila ishte përgjigja e saj? ‘Unë jam nëna e Bebes’”, ka shkruar fansja në Twitter.
Duke parë këtë status, Bebe e ka rishpërndarë atë me ndjekësit e saj në Twitter, duke shkruar: “Bitches, nuk po dëgjonin”.