75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Audio-inçizimi që po shkakton ”tërmet” tek Interi, Nainggolan kërkon largimin

Keq e më keq për reprezentuesin belg, Radja Nainggolan në Inter, i cili është aktualisht i pezulluar te ”Nerazzurrët’.

Klubi ka konfirmuar se mesfushori është pezulluar për arsye disiplinore, konkretisht, për arsye të vonesave të tij në stërvitje.

Javët e fundit gjithashtu është raportuar se Nainggolan kishte humbur një shumë të mëdha parash në një kazino në Montecarlo.

Interi pagoi 38 milionë euro plus Nicolo Zaniolo drejt Romës për t’i siguruar shërbimet e Nainggolan verën e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Deri më sot, Nainggolan ka shënuar 3 gola në 15 ndeshje të Serie A këtë sezon. Por, a do të luajë më ai për Interin?

Me gjasë jo, pas një audio-inçizimi që po qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet se belgu flet për problemet tek Interi.

Tutje, dëgjohet se Nainggolan dëshiron ta lë Interin.

Këto janë fjalët e nxjerra nga audo-inçizimi i lartëcekur:

”Mamma mia, jam duke bërë rrëmujë këtu. Dua të rikthehem”.

”Do të jepja gjithçka që të largohem nga këtu”.

”Së pari, unë gjithnjë kam dhënë gjithçka në fushën e lojës deri më tani”.

Mirë, unë jam mik me Tottin, ndoshta do ta nxisë atë.. por, më pas do të doja të ikja nga këtu”./IndeksOnline/