Auditori gjen shkelje në Universitetin e Mitrovicës, asistentët u paguan disa vite sikur të ishin dekan me thirrjen Prof.Dr.

Raporti i Auditimit të Brendshëm të Universitetit të Mitrovicës, ka nxjerr
shkelje të shumta në këtë institucion.
Shkeljet përfshijnë rekrutimin e stafit akademik, stafit administrativ e ndarje e mjeteve nga Këshilli Drejtues në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Njëri nga rastet e shumta të shkeljeve është rasti i tre asistentëve të këtij Universiteti që u përcaktuan ushtrues detyre të dekanëve.
Çështja: Ushtrues detyre pa afat të caktuar
Sipas Auditorit, të cilin e ka siguruar Veriu.info, rektori me një vendim të datës 09.11.2015 kishte emëruar tre asistentë të posazgjedhur nga pozita e koordinatorit në ushtrues detyre të dekanit.
Atë kohë për Fakultetin Juridik ishte emëruar Bashkim Preteni, Fakultetin Ekonomik Besart Hajrizi dhe Fakultetin e Edukimit Fatbardha Hoxha.

Sipas gjetjeve të këtij raporti, një ushtrues detyre do të duhej të zgjaste më së shumti 6 muaj ndërsa të lartëpërmendurit kanë punuar me vite.
Këta asistentë u paguan me pagën e dekanit sikur të kishin titullin Prof.Dr.
Pas 2-3 vite, këta “dekanë” dhanë dorëheqje, ndërsa Fatbardha Hoxha kalon si anëtare e Këshillot Drejtues vetëm pas tri dite që dha dorëheqje.
Besart Hajrizi më vonë është emëruar sërish, por tani për udhëheqje të Qendrës së Inovacionit, ndërsa Bashkim Preteni kishte vazhduar mësimdhënien në UP./Veriu.info/
