23:04 / E Hënë, 20 Mars 2023 / C E

Augsburgu do të shfrytëzojë opsionin e blerjes së Mërgim Berishës

Augsburgu raportohet se do të aktivizojë klauzolën për blerjen e kartonit të Mërgim Berishës.

Sulmuesi nga Kosova po e kalon këtë sezon te skuadra gjermane si i huazuar nga Fenerbahce.

Në marrëveshjen e huazimit ekziston opsioni i blerjes pas përfundimit të sezonit, të cilin Augsburgu pritet që ta aktivizojë.

Sipas “Kicker”, 95% janë gjasat që klubi nga Bundesliga ta blejë përfundimisht Berishën në verë.

Opsioni i blerjes thuhet se do t’i kushtonte Augsburgut 4 milionë euro.

Berisha është aktualisht golashënuesi më i mirë te skuadra e tij me tetë gola këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe katër asistime. 

24-vjeçari së fundmi u ftua edhe Hansi Flick te Kombëtarja A e Gjermanisë.