14:57 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

AUK-u krenarë me 4 deputetë të shkolluar në institucionin e tyre

Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) ka bërë të ditur se katër deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës kanë kryer shkollimin në institucionin e tyre.

Aty janë të përfshirë dy femra dhe dy meshkuj. Bëhet fjalë për Ariana Musliu-Shohin, njëra prej më të votuarave në Partinë Demokratike të Kosovës si edhe Yllza Hotin e Vetëvendosjes.

Ndërsa, dy të tjerët janë Hekuran Murati, deputeti i ardhëm nga Komuna e Ferizajt dhe kandidati nga LDK-ja, Ilir F. Ferati.

“Urime Yllza Hoti, Ariana Musliu-Shoshi, Hekuran Murati dhe Ilir F. Ferati që u zgjodhën për të shërbyer për Parlamentin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme! Jemi krenarë për ish- studentë tanë”, thuhet në shkrimin e tyre.