Aurela “flakë” në të kuqe, në fotosesionin e ri shfaqet provokuese

Aurela Hoxha nuk ndalet së sjellur fotosesione të ndryshme, teksa sot fokusi më i madh i promovimit janë rrjetet sociale.
Nisur nga kjo edhe Aurela është një femër që ka një numër të madh ndjekësish në Instagram e kjo nuk heziton që t’i “qeras” me imazhe nga të ndryshmet.

Edhe në një fotografi të radhës, Aurela erdhi e kuruar dhe dukej mahitëse me grim më të theksuar dhe buzë të kuqe të kombinuar me fustan me të njëjtën ngjyrë.

Ndërsa, kujtojmë që përveç si blogere, Aurela prej kohësh është fokusuar në krijimin e bikineve dhe të brendshmeve për femra duke krijuar linjën e saj “Aurela Hoxha Swim”./Indeksonline/