12:52 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / B O

Aurela Gaçe elektrizon atmosferën, paratë e shumta që hodhën në dasmën e Rudina Dembacajt

Mbrëmjen e djeshme, Rudina Dembacaj ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun. Në ceremoninë e tyre të madhe ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, e cila gjithashtu ka kënduar në dasmë.

Të ftuarit VIP dhe jo vetëm, kanë postuar në rrjetet sociale foto e video të ndryshme nga dasma madhështorë, ku nusja dhe dhëndrri shfaqen të lumtur teksa këndojnë e kërcejnë.

Ndërkohë një moment që është bërë viral në rrjet, është kur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në këtë video mund të shihet kur këngëtarja e njohur e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.

Ndërsa në disa video të tjera të publikuara në “Instagram” shihet teksa të ftuarit shijojnë zërin e Aurela Gaçes e cila ka elektrizuar atmosferën me këngët që performoi në dasmën e çiftit VIP.