Aurela Gaçe i reagon ashpër kryeministres serbe Ana Brnabiq
Këngëtarja vlonjate Aurela Gaçe, njihet në estradën shqiptare si një prej këngëtareve më të mira, shkruan IndeksOnline.
Ajo në natyrën e saj, njihet si vajzë ‘rebele’, dhe shumë e dashur për publikun.
Pas deklaratës fyese të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që e bëri ndaj shqiptarëve, duke i quajtur ata ‘njerëz të dalur nga mali’ pati reagime të shumta gjithandej në skenën politike shqiptare.
Por nuk munguan as reagimet e artistëve.
Së fundmi nëpërmjet një fotografie, Aurela Gaçe ka zgjedhur t’i dërgojë një ‘porosi’ kryeministres serbe.
Ajo e zgjodhi një citat të shkrimtarit të njohur shqiptarë, Gjergj Fishta ku shkruan : “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, duke shpjeguar kështu qartësisht të vërtetën historike.
“Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj, në fakt as duhet të merremi fare me të, po hajt meqë na përmendi, t’ja kthejmë me të vërteta historike”, thot ndër të tjera Aurela Gaçe. /IndeksOnline/
