14:36 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Aurela Gaçe kujton humoristin e ndjerë: “U prehsh në paqe Mjeshtër”

Sot u bë e ditur se humoristi i njohur shqiptar nga Shkodra, Gëzim Kruja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Ky lajm padyshim se ka pikëlluar gjithë artistët dhe artëdashësit, e sidomos ata që janë rritur me humorin e Gëzimit ndër vite, shkruan Indeksonline.

Një nga këngëtaret që ka shprehur pikëllimin e saj është Aurela Gaçe e cila ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook, për të bërë një dedikim për humoristin, tashmë të ndjerë.

U prehsh ne paqe Mjeshtêr .
Per ne qe jemi rritur me keto lloj figurash e brezi te lindur artistesh , eshte e dhimbshme tte shohesh se largohen nga kjo jete.
Cfare kane lene per ne, eshte e ngulitur mire ne memorje, e do te jetoje aty sa te jemi
.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos që e ka shpërndarë. /IndeksOnline/