14:20 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aurela Gaçe kujton këngëtarin e ndjerë Dr.Florin, me rastin e ditëlindjes së tij

Në nëntor të vitit 2014, ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar Florian Kondi, i njohur profesionalisht si Dr.Flori.

Dr.Flori ka lindur më 28 shkurt të vitit 1979, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e ka kujtuar atë me rastin e ditëlindjes së tij.

“Ditëlindja jote Flor”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që sipas raportit final të mjekësisë ligjore, Dr.Flori kishte humbur jetën si pasojë e një overdoze.

Në raport thuhet se edhe nëse ai do të kishte shkuar në urgjencë mjekët nuk mund të bënin asgjë pasi ai kishte konsumuar shumë kokainë./Indeksonline/