12:53 / E Martë, 02 Gusht 2022 / AR

Aurela Gaçe sqaron dyshimet për një shtatzëni të mundshme

Aurela Gaçe ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka ndarë disa detaje nga jeta private.

Në mesin e shumë pyetjeve, ajo i është përgjigjur dhe interesit të një ndjekësje, e cila ka shkruar: “Je zbukuruar shumë, ndonjë çun apo llafe janë?”

Këngëtarja i është përgjigjur me humor duke thënë se e mban burri mirë duke nënkuptuar më pas se nuk bëhet fjalë për pritje të ëmbël.“Më mban burri mirë prandaj. Bukuria është relative, me shije, me momente. Unë ndihem mirë edhe atë e reflektoj. Kaq”, shkroi ajo.