75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Aurona në Polici tha se u vetëmbrojt, i kundërpërgjigjet vajza e të moshuarës

Infermierja Aurona Pelaj ka deklaruar në Policinë e Kosovës se të moshuarën e sulmoi në vetëmbrojtje.

Sipas saj, ka qenë e moshuara ajo që e ka sulmuar e para.

Lidhur me këtë deklaratë, Zhaneta – vajza e viktimës, thotë se aty nuk bëhet fjalë për vetëmbrojtje por ka qenë “dhunë e drejtëpërdrejtë”.

“Ka raste kur janë të dhunshëm, por këta si infermierë duhet me dit me u mbrojtë. Aty nuk ke vetëmbrojtje, aty ke dhunë drejtëpërdrejtë, ato po bënin skeq”, tha ajo në RTV Dukagjini./Indeksonline/