Aurora “godet” Elijonen: Fëmijë i keq!
Ish-banorja e “BBVK”, Aurora Rrusta ka vendosur të “bëhet e gjallë” për ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka hapur një pyetësor ku në rrjet ka marrë pyetje të shumta, kryesisht për lojën e saj në këtë reality-show, shkruan Indeksonline.
Një përgjigje mori vëmendjen e publikut, e që pikërisht kishte të bënte me Elijonën.
“Pse nuk po ju shohim me Elin, Brenda keni qenë “besties”, ishte pyetja drejtuar asaj.
“Sepse Elijona është një fëmijë i keq”, u përgjigj ajo duke lenë në pikëpyetje raportin e tyre./Indeksonline/


