75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 01 Shtator 2020 / C E

Ausilio ua shuan shpresat intervistave: Është çmenduri, nuk mund ta blejmë Messin

Pasi njoftoi se do të largohet nga Barcelona, tifozët e Interit ëndërruan se Messi mund ta veshë fanellën zikaltër.

Por këtë e ka mohuar drejtori sportiv i italianëve që ka thënë se kjo është diçka e çmendur.

Ai në një intervistë për Sky ka thënë se kjo është një çmenduri pasi nuk mund ta blejnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Ne nuk do ta blejmë Leo Messi. Nuk e di nga po vijnë këto thashetheme të çmendura”, ka thënë ai në një intervistë që po e zhvillon edhe momentalisht me Sky Sports.

Ausilio tjera fjalë ka pasur për Arturo Vidal, për të cilin thotë që ka mundësi që të vije në Inter.

Ne e duam Arturo Vidal, kjo është e sigurt. Për momentin ai është lojtar i Barcelonës. Nëse ata e lënë të largohet me kushte të duhura, në do ta marrim në konsideratë për të nënshkruar më të”.

Interi është lidhur me një numër emrash këtë vit, përfshi edhe Messi, por që duket se argjentinasi më shumë preferon Anglinë se Italinë apo Francën. /IndeksOnline/