19:21 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Australia do të mbyllë kufirin midis dy shteteve më të populluara

Kufiri midis dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales (NSW) do të mbyllet pas rrijes së numrit të të infektuarve me Covid-19, në Melburn.

Në kryeqytetin e Victorias u raportuan qindra raste në dy javët e kaluara, thënë ndryshe mbi 95% të infeksione të reja australiane.

Deri tani, të dy shtetet kishin mbajtur kufijtë hapur edhe kur të tjerët i kishin mbyllur.

Mbyllja, do të fillojë nga e mërkura, e do të kufizojë udhëtimin edhe për të gjithë ata që kanë leje.

Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se vendimi u mor me kryeministrin Gladys Scott Morrison dhe liderin e New South Wales, Berejiklian./Indeksonline/