10:12 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Australia e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Australia edhe zyrtarisht e njeh Jerusalemin Perëndimorë si kryeqytet të Izraelit por nuk do ta vendos ambasadën menjëherë atje.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryeministri i Australisë Scott Morrison, transmeton Indeksonline.

“Australia tash e njeh Jerusalemin Perëndimorë, duke qenë selia e Knesset dhe shumë institucioneve të qeverisë, është kryeqytet i Izraelit.”, u shprehë kryeministri australian në Sydney.

“Ne do të shikojmë ta lëvizmi ambasadën tonë në Jerusalemin Perëndimorë kur të jetë praktike dhe të përcaktohet statusi përfundimtarë.”, u shprehë Morrison.

Lëvizja e Australisë vjen pas asaj të SHBA-së, kur gjatë këtij viti presidenti Trump e shpalli Jerusalemin kryeqytet të Izrealit./Indeksonline/