Australia gati ta miratojë Ligjin historik, kundër përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët

Australia planifikon të prezantojë ligje të reja deri në fund të vitit, që do të parandalojnë fëmijët të përdorin rrjetet sociale për shkak të rreziqeve që ato paraqesin për shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Kryeministri Albanese ka njoftuar se qeveria e tij e qendrës së majtë do të prezantojë një periudhë prove gjatë muajve të ardhshëm që do t’u kërkojë përdoruesve të mediave sociale të verifikojnë moshën e tyre.
“Dua që fëmijët dhe të rinjtë të largohen nga pajisjet e tyre. Unë dua t’i shoh në fushë futbolli, pishinë ose fushë tenisi. Dua që ata të kenë përvoja reale me njerëz të vërtetë sepse ne e dimë se sa dëm mund të bëjnë mediat sociale”, tha Albanese për televizionin kombëtar.
Kryeministri nuk ishte mjaft i saktë për kufirin e moshës nën të cilin nuk do të lejohej përdorimi i rrjeteve sociale, por tha se ai do të ishte nga 14 deri në 16 vjeç.
Përveç kësaj, ai theksoi se është i shqetësuar për efektet që ka ngacmimi kibernetik në shëndetin mendor të fëmijëve, si edhe disponueshmëria e lehtë e përmbajtjeve në rrjetet sociale që ai i konsideron të dëmshme./Indeksonline/