Australia i vë në pranga dy hajdutët që kryenin krime në Sidnei, janë dy serbë
Policia e Australisë i ka arresuar dy persona për përfshirje në shumë raste kriminale në Sidneji. Bëhet fjalë për dy serbë me nënshtetësi austrliane, Aleksander Djokiq e e Dejan Josipoviq.

Raportohet se dy serbët kanë qenë të përfshirë në shumë raste kriminale si vjedhje, grabitje të armatosura, rrëmbime, shkaktim trazirash e plaçkitje.
Pas bastisjes së shtëpive të tyre, policia ka gjetur pushkë gjysmëautomatike, helmeta, gaz, dhe armë të ftohta./Indeksonline/