75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Australia mbyll kufijtë për të frenuar shpërthimin e Covid19

Australia ka njoftuar se ka marrë  një vendim për të kufizuar numrin e njerëzve të cilët do të lejohen të hyjnë në vend, pasi në këtë formë po synon që të luftojë shpërthimin e virusit COVID-19.

Sipas strategjisë aktuale “zero COVID”, vetëm 6,000 njerëz lejohen të hyjnë në Australi me fluturime tregtare jashtë shtetit çdo javë dhe mbërritjet duhet t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme dy javorëshe.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka njoftuar se kjo kuotë do të shkurtohet në rreth 3,000 nga mesi i korrikut.

Deri më tani, vetëm 8 përqind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht në Australi.

Sipas Morrison, sapo të arrihet një numër i konsiderueshëm i njerëzve, do të lejohet hapja graudale e kufijve dhe kthimi në jetën normale.