12:18 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Australia urdhëron mbyllje gjashtë javëshe të bizneseve në Melburn, për shkak të Covid-19

Australia do ti mbyllë disa biznese në Melburn, qytetin më të madh, për gjashtë javë duke filluar nga e mërkura pasi autoritetet përpiqen të kontrollojnë shpërthimin e Covid-19.

Zyrtarët shëndetësorë raportuan të hënën 429 infeksione të reja me koronavirus dhe 13 viktima në shtetin e Victoria, që përfshin Melburnin, transmeton Indeksonline.

Përvec mbylljes së dyqaneve, industritë si të ndërtimit dhe prodhimit të mishit do të kufizojnë veprimtarinë e tyre duke filluar nga e premtja.

Qeveria e Victoria shpalli fatkeqësi të Covid-19, në Melburn të dielën, dhe me kufizimet që do të hyjnë në fuqi, kryeministri australian Scott Morrison tha se punëtorët në Victoria që nuk paguhen për leje shëndetësore dhe duhet të izolohen, do të kenë të drejtë të marrin një pagesë rreth $1,000.

Pagesa të tilla kanë për qëllim të inkurajojnë njerëzit të zbatojnë këshillat që ata të qëndrojnë në shtëpi nëse testojnë pozitivisht./Indeksonline/