75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Australian Open, Nadal merr vendimin për turneun

Nëse Roger Federeri është në dyshim për të luajtur në grand slam të “Australian Open”, që nis më 8 shkurt në Melburn, tenisti spanjoll Rafael Nadal do të jetë i pranishëm.

Lajmin e konrmoi Benito Perezi, menaxheri i tenistit spanjoll, që tha se “numri 2 në botë do të jetë në turneun australian, duke zbatuar të gjitha normat antiCovid që kanë vendosur organizatorët”.

Duket se Nadali synon triumfin në këtë turne, për t’u bërë tenisti me më shumë grand slame të fituara në histori (aktualisht ai dhe Federeri kanë nga 20 të tillë të fituar).

Jo vetëm kaq, por Nadali synon të bëhet edhe tenisti i parë në botë që të paktën dy herë të gjithë grand slamet (në “Australian Open”, ka fituar vetëm 1 herë, në vitin 2009).