75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Australian Open/ Pamje e tmerrshme, mbledhësi i topave bie pa ndjenja!

Një skenë e tmerrshme u pa sot në Australian Open.

Një djalë, mbledhës i topave në Grand Slam, në Melburn, humbi ndjenjat gjatë ndeshjes midis Lloyd Harrisit dhe Mikael Torpegaardit, shkruan IndeksOnline.

Djaloshi humbi ndjenjat shkaku i nxehtit (30 gradë), kurse të gjithë ishin në panik. Madje edhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen dhe shkoi për t’i ndihmuar.

Për fat të mirë, i riu u ngrit pastaj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./IndeksOnline/