Australianët ende nuk kanë vendosur për Djokovicin, mund ta humbas përsëri turneun

Tenisti serb, Novak Djokovic ka një ndalim hyrje në Australi por ai dëshiron që të paraqitet në turneun “Australian Open” që zhvillohet në janar.
Por për fatin e tij, vendimi përfundimtar i takon qeverisë australiane derisa organizatorët e turneut shkarkojnë veten nga përgjegjësia, shkruan Indeksonline.
Është në dorën e vetë serbit që të sqaroj “situatën” me qeverinë.
Djokovic, i cili nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19, u desh të largohej nga Australia pasi hyri në “Australian Open” në janar të këtij viti pas një mosmarrëveshjeje ligjore.
Atij iu dha gjithashtu një ndalim për tre vjet hyrje në Australi. /IndeksOnline/