16:17 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Australiani thyen rekord, zgjidh rubikonin me symbyllur për pak sekonda

Shumica prej nesh do ta kishin të vështirë të zgjidhnin kubin e Rubikonit me sy hapur.

Mirëpo, Jack Cai nga Australia e ka një veti të veçantë që e ka bërë atë të hyjë edhe në Librin e Rekordeve botërore Guiness, transmeton Indeksonline.

Ai ka arritur që të zgjidh enigmën e ndërlikuar të Rubikonit, madje me symbyllur, pa e parë atë.

Në një kohë rekord 16.22 sekonda ai arriti të mund personin që e theu rekordin para tij për 33 sekonda më 6 prill të këtij viti.

Kjo është vërtetë për t’u përshëndetur, pasi pothuajse tërë bota e ka të vështirë të bëj një gjë të tillë edhe me syhapur. /Indeksonline/