08:51 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Austria del nga bllokada, hap shkollat, dyqanet, parukeritë…

Qeveria austriake ka marrë vendimin mbrëmë që t’i lirojë masat në vend.

Pas një bllokimi gjashtëjavor, Austria nga 8 shkurti do të rihapë shkollat, dyqanet, parukeritë, muzetë, duke vendosur masa lehtësuese, shkruan Indeksonline.

Mbajtja e maskave do të vazhdojë të jetë e detyrueshme edhe pas 8 shkurtit. Kufizimet e daljes gjatë natës mbeten në fuqi.

“Nëse numri i infeksioneve të reja rritet përsëri, masat do të shtrëngohen përsëri”, ka thënë kancelari Kurz./Indeksonline/