Austria e “shkeli” San Marinon, ndodhi diçka e pabesueshme dhe historike

Kombëtarja e Austrisë mbrëmë shkatërroi San Marinon duke e mposhtur me rezultatin e thellë 10:0, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Nuk kishte ndodhur më parë në nivele të larta të futbollit, secili lojtar i formacionit të parë të Austrisë, bëri gol ose asist në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Përveç portierit Pentz, i cili nuk arriti të shënonte gol apo të bënte asist, pjesa tjetër e lojtarëve në formacionin e parë shënuan apo kontribuan në 10-të golat.
Kjo është hera e parë që ka ndodhur në historinë e futbollit, në ndeshjet të niveleve të larta.
Lojtari që shënoi më së shumti gola në këtë mbrëmje ishte sulmuesi i njohur, Arnautoviq (katër gola)./Indeksonline/