07:17 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Austria është gjithëherë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar nga shteti austriak për zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit tonë.

Ambasadori, Gernot Pfandler, e uroi ministrin për përgjegjësitë e marra duke i uruar sukses.

Me këtë rast, ministri Reçica e informoi ambasadorin austriak për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus aftësimin profesional me qëllim zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Austria.

Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë.

Ambasadori, Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithëherë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u zotuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit./AktivPress