75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Austria, gati ta mundë koronavirusin, mbi 96 për qind të shëruar

Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka të shëruar mbi 96% të të prekurve nga koronavirusi. Situata atje është e mirëmenaxhuar, edhe përkundër një rritje graduale të infektimeve.

Sipas statistikave, që nga rastet e para e deri tani në Austri janë 20,472 infektime me koronavirus dhe nga numri total i tyre, 18,209 persona janë shëruar plotësisht. Kthyer në përqindje nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 96 për qind e tyre janë shëruar, shkruan albinfo.ch.

Nga ana tjetër, ky shtet numëron 712 viktima nga Covid-19.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

Kujtojmë se Austria është renditur e treta në vendet më të sigurta në Evropë kundër koronavirusit.