Austria mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës, nga kompanitë austriake janë krijuar rreth 2500 vende të punës

Austria mbetet një nga partnerët më të afërt të Kosovës në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar. Kështu ka thënë Arsim Vranovci, President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.

Vranovci ka përmendur disa fakte lidhur me bashkëpunimin mes dy shteteve.
“Austria është një nga investitorët më aktivë në Kosovë dhe vazhdimisht po i zgjeron marrëdhëniet e saj tregtare. Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) është aktiv në Kosovë kryesisht në fushën e arsimit të lartë dhe trajnimit profesional, zhvillimit rural si dhe mjedisit, barazisë gjinore dhe integrimit të pakicave.
Për më tepër, marrëdhëniet në biznes janë zhvilluar shumë mirë. Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë, ndërsa nga kompani austriake janë krijuar rreth 2,500 vende pune.
Njoftimi se nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës i ka dhënë më shumë dinamikë këtij bashkëpunimi” ka thënë Vranovci./Indeksonline/