75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Austria merr masa tejet të ashpra ndaj pandemisë, e quan si “bllokim i fortë”

Austria ka vendosur që të marrë masa tejet të ashpra karshi situatës pandemike në këtë shtet. Njoftimi se 9.586 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit kanë shtyer shtetin austriak që të veprojë urgjentisht.

Kancelari Kurz, bashkë me ministrin e Brendshëm dhe atë të Shëndetësisë do t’u drejtohen qytetarëve nesër për të njoftuar masat e reja, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave austriake, Kurzi do të njoftojë masat radikale të quajtura si “bllokim i fortë” shtetëror. Ky bllokim përfshin mbylljen bizneseve të mëdha, të mesme e të vogla.

Gastronomia po ashtu do të mbyllet në tërësi. Shkollat dhe kopshtet do të jenë të vetmet, që do të lejohen të funksionojnë.

Masat e reja do të vlejnë 10 ditë, të cilat do të vlerësohen më pas.

Në Austri, aktualisht është në fuqi një shtetrrethim, i vlefshëm nga ora 8 deri në 6 të mëngjesit./Indeksonline/