75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 20 Janar 2022 / MSH

Austria miraton vaksinimin me detyrim: Shteti dhuron shpërblime për ata që vaksinohen

Austria ka miratuar sot në Parlament vaksinimin me detyrim kundër COVID-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore, duke qenë vendi i parë i BE-së që merr një masë kaq drastike, e propozuar prej kohësh por tashmë zyrtarizuar.

Në Parlament votuan kundër vetëm deputetët e partisë së djathtë Fpo, ndërkohë që 137 nga 170 deputetë i dhanë votën Qeverisë së Vjenës.

Vendimi u mor për të rritur shifrat e vaksinimit, qe me rreth 72% e rendisin vendin në fund të listës në Evropën Perëndimore.

Pikërisht për të incentivuar vaksinimin tek skeptikët, qeveria austriake ka vendosur edhe krijimin e një lotarie për ata që vaksinohen, me çmime të shumta që mund të shpenzohen në njësite tregtare të vendit.

Nga ana tjetër për ata që më 1 shkurt, kur parashikohet detyrimi, ende do refuzojnë vaksinën, parashikohen gjoba të majme, deri në 3800 euro.